Kozak vrau 15 persona në Pragë, studenti shqiptar: Të gjithë po e ndiqnin ngjarjen ‘live’


Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një fakultet të Universitetit të Charles në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke. Autori, 24-vjeçari David Kozak, u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

Studenti shqiptar Romario Zoga ka treguar më shumë detaje nga tmerri i asaj dite edhe pse fatmirësisht ai ishte duke shkuar drejt Universitetit.
“Unë nuk kam qenë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, u shpreh Zoga.

Kujtojmë që ditën e djeshme ambasada shqiptare në Pragë njoftoi se nuk kishte të lënduar, po ndërkohë u bë e ditur se një pedagoge shqiptare ndodhej aty në momentin e sulmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *