Skandal i madh i keqpërdorimeve në FIZHT: “Si u themelua kompania Threedots.mk? Visar Ramadani nga udhëheqës sektori në themelues kompanie”


SKANDAL
Skandali i madh i keqpërdorimeve në Fondin për Invoacion dhe Zhvillim Teknologjik nga BDI dhe LSDM

Visar Ramadani (djali i këshilltarit të Kryeministrit – Ismet Ramadani) është Shef sektori në drejtorin e Fondacionit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, e cila udhëhiqet nga Festim Halili kuadër nga BDI.
Kohëve të fundit ka pasur reagime të shumta në lidhje me keqpërdorimet e mëdha që po ndodhin në këtë drejtori, ku persona me lidhje të ngushta partiake po favorizohen dhe privatizojnë fondet. Edhe pse shumicën e rasteve këto persona me fuqi partiake përdorin kompani të tjera që paraqiten si fituese dhe qëndrojn në prapavijë, këtë herë ka ndodhur një SKANDAL i madh ku Shefi i Sektorit të kësaj drejtorie favorizon kompanin e TIJ.

Ditë më parë u shpallën fituesit e grantit, gjithësej në vlerë prej 2.3 MILION EURO, ku ndër fituesit ishte dhe shoku dhe bashkëthemeluesi i kompanis së Visar Ramadanit – Fatmir Shaqiri.

Në foton më poshtë mund të vëreni ku ai promovi se fitoi me krenari këtë grant nga Drejtori Festim Halili, për një projekt që ka të bëjë me ndihmën në menaxhimin e kompanis.

3 ditë më parë, Fatmir Shaqiri dhe Visar Ramadani, sëbashku me Fisnik Kamberin, promovojnë kompanin e tyre të përbashkët e cila ofron shërbime të menaxhmentit të kompanive, me po të njëjtin aplikacion i cili fitoi. A është e gjitha kjo rastësi apo thjeshtë një keqpërdorim tjetër skandaloz nga kjo drejtori?

Verifikoni themeluesit e komanis Threedots.mk në linkun ne vijim: https://web.threedots.mk/#


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *