EKSKLUZIVE: Sela dhe Lloga manipulojne antarsin e tyre me ofertën e BDI-së


Në negociatat që po zhvillohen në mes të grupacionit Sela-Lloga dhe BDI në anën tjetër, burimet e portalit tonë thonë që BDI ka ofruar maksimum 2 deputetë për Selën duke e ditur peshën elektorale të tij.

Burimet nga BDI thonë se nuk janë të gatshëm t’i japin më shumë se 2 deputetë krahut të Selës, kurse këta ta dy duke dashur të jenë në koalicion me Ali Ahmetin kan marrë për obligim në antarësi ta paraqesin këtë ofertë të dobët sikur të ishin 4-5 deputet. Me këtë ofertë renditja e kandidatëve te krahut të Selës do jetë në vende jo fituese, ndërsa Sela-Lloga do ta paraqesin si ofertë serioze me 4-5 deputetë.

Kjo ndodh për shkak se në të gjitha zonat zgjedhore si asnjeherë më parë kanë shfaqur ambicje në pozita fituese të pozicionohen persona të spikatur të BDI-së dhe kjo vështirëson procesin e koalicionimit me parti tjera, e sidomos për shkak të faktit së në listë duhet të jene edhe Menduh Thaçi, Zejd Rexhepi, Arianit Hoxha.

Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i koalicionit Sela-BDI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *