Shumë prekëse: Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas shumë kohe


Leonard Ademaj – vëllai i Liridona Ademajt, që u vra disa muaj më parë, i ka takuar pas shumë kohe nipat e tij.

Në pamjet që po qarkullojnë duket që takimi ka ndodhur në Suedi dhe Leonardi shihet shumë i emocionuar.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra disa muaj më parë në Prishtinë, ka treguar se ka takuar nipërit e tij në Suedi.

Ai tha se kërkesë e tyre ishte që të vijnë në Kosovë dhe të vendosin lule te varri i nënës së tyre.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.

Ai ka publikuar edhe një fotografi nga takimi.

30 vjeçarja Liridona Ademaj, ishte vrarë më 29 nëntor të vitit të kaluar, derisa ishte duke udhëtuar me makinë në periferi të Prishtinës, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj.

Të arrestuar për këtë rast makabër janë katër persona.

I dyshuari kryesor është ish bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili që gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Ndryshe një javë më parë Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo ishte konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
” Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, kishte thënë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *