Meritoni largohet nga shtëpia e Big Brother VIP


Meriton Mjekiqi, banori i BBV3, është larguar nga shtëpia pas një problemi shëndetësor.

Në spektaklin e natës së mbrëmshme ai shfaqi probleme shëndetësore duke thënë se nuk ndihej mirë. Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i kërkoi të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se Meritoni ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës. Pas ekzaminimeve ai është rikthyer sërish në shtëpinë e BBV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *