Tragjike, burri vret gruan dhe vajzën e tij me thikë për shkak të xhelozisë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 46-vjeçar vrau gruan e tij dhe vajzën e tij me thikë. Tragjedia ndodhi në orën 00:20 të së mërkurës në një apartament në katin e pestë të një pallati në Erzurum.

Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun vrau me thikë pas një debati gruan e tij 44-vjeçare, Kadriye, dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude, kur vajza u përpoq ta ndalonte.

Sipas mediave, 46-vjeçari, i cili punoi për 23 vjet si mësues gjeografie në një shkollë, priti që fëmijët të flinin në gjumë para se të fillonte një sherr me gruan e tij për të cilën ai dyshonte se ajo po e tradhtonte.

Duke dëgjuar përleshjen, Asude, i treti nga katër fëmijët e familjes, u përpoq të fliste me ta për të qetësuar situatën. Në një moment Zulkouf, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi gruan dhe vajzën e tij.

Kur fëmijët dëgjuan zhurmat, ata hynë në dhomë dhe tentuan t’i hiqnin thikën nga duart, por ai, megjithatë, u kthye në kuzhinë dhe vazhdoi të godiste gruan dhe vajzën e tij me një thikë tjetër.

/abcnews.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *