Ndryshoi fytyrën? Ish-komisari: Vis Martinaj ka bërë operacion plastik


Prej më shumë se disa javësh, spekulimet për fatin e banditit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj, kanë arritur kulmin duke u kthyer në një telenovelë me shumë seri.

Gazetari: “I fundit” i Martinajve shfaqet edhe te masakra e Fushës Krujës

Nga pretendimet se trupi i tij është ndarë në gjashtë pjesë, te rrëmbimi dhe oferta 50 milionë euro pët t’u liruar dhe deri tek inskenimi i zhdukjes drejt ndonjë vendi si Dubai, për t’ju shpëtuar bandave rivale.

Ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.

Vendi i fundit ku shkoi Vis Martinaj para zhdukjes “pa nam e nishan”

“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali.

Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është shqiptar.

Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë” tha Zagani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *