Vrau ish-gruan! Elton Meta mbërrin në Gjykatë, avokati i familjes së 23-vjeçares bën thirrjen e fortë!


Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit.

Seanca e parë nuk u zhvilluar për shkak të mungesës së paraqitjes të të pandehurit.

Në Gjykatë ka mbërritur edhe avokati i familjes së Sabrinës, teksa ai ka thënë për mediat se burgu i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje.

Si ndodhi ngjarja:

Mbrëmjen e 10 tetorit, Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *