Presidentit rus Vladimir Putin ishte shënjestra e një atentati së fundmi, teksa makina e tij ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve të deritanishme, lideri rus arriti të shpëtonte pa asnjë gërvishtje dhe kjo vetëm falë limuzinës së tij, e cila është kthyer në një kështjellë të vërtetë.
Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus, e cila është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse dhe është themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë.
Arsyeja kryesore e ekzistencës së saj ishte zhvillimi i një makine për Presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij. Në një fazë të dytë, kjo makinë e veçantë mund t’u shitej biznesmenëve dhe oligarkëve të pasur rusë.
Dizajni i mjetit ka huazuar shumë elemente nga Rolls Royce dhe ka një motor V8 turbo të dyfishtë 4.4 litra që është zhvilluar në bashkëpunim me Porsche. Mjeti është i pajisur edhe me një motor elektrik, me fuqi të kombinuar rreth 600 kuaj fuqi, duke arritur shpejtësinë 0-100 km/h për më pak se 6.0 sekonda.