“Ish-gruaja më tradhtoi me shokun e ngushtë”, shfaqet sërish Rasim Avdyli, i vetmi që e le nën hije budallallëkun e “It’s My Home”


Rasim Avdyli, shqiptari që jeton jashtë vendit është bërë i njohur me videot e tij në rrjetin social TikTok.

Së fundmi, ai në një video ka treguar se si gruaja e tij e tradhtoi me shokun e ngushtë.

Mërgimtari u shfaq në një video duke qarë, ndërsa komentuesit e pyetnin se përse qante.

“Shumica m’vet pse po qan a o ky njeri normal, unë jam shumë normal, mbas 28 vitesh më ka tradhtu gruaja me shokun e ngushtë, me ato që kam hëngër ditë e natë e për këtë arsye jam mërzit. Mu mu ka kall zemra e kurrkush nuk e ka dhimben tem me ta bo shoku ma i ngushti me t’pre besë këqyr çka m’ka bo ma ka çu policinë te shtëpia kishe une du me vra. Unë se vraj ata, Zoti ka me vra ata”, u shpreh Rasimi.

Kujtojmë se mbrëmë Policia e Kosovës ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës në reality show “It’s my home”.

“Mshele gojën se te shkyjë si pulën”, publikohet videoja tjetër vulgare e “It’s My Home”

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë është hapur rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, pas intervistimit të disa personave.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti për Insjaderin.

Përfshihet edhe prokuroria në rastin e “It’s my home”, policia tregon çka ndodhi

Gjatë ditës së djeshme është publikuar video ku po ushtrohet dhunë brenda këtij emisioni.

Më saktësisht siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Maloku ‘sheh ëndrra me sy hapur’: Po thyejmë tabu

Lidhur me ngjarjen ka reaguar pronari i këtij i televizoni, Valon Maloku.

Ai shkoi brenda shtëpisë ku ua shpjegojë banorëve se çka ka ndodhur sot pas veprimeve të tyre.

Maloku u shpreh se televizioni i tyre po thyen tabu.

“Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu”.

“… ani qitash gu..en e ta rrehi fortë tupanin”, edhe vetë shefi i It’s My Home, Valon Maloku, kishte ofenduar njërën prej vajzave

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *