28 kate mbi rërë, ja çfarë ndodhi pas tërmetit me pallatin e frikshëm në Durrës


Pallati 28 katësh i ndërtuar bëzë detit pranë “Shkëmbit të Kavajës” fatmirësisht ia ka dalë t’i “mbijetojë” lëkundjeve të forta të tërmetit.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur të habitur pasi dridhjet e forta të tërmetit shkaktuan krisje në dhjetra pallate e banesa private,

por pa shkaktuar dëme të dukshme te pallati i konsideruar si “monstra mbi rërë” që ndodhej shumë pranë epiqendrës.

Ky pallat është plot 28 kate i lartë, por leja e ndërtimit është shkelur duke ia shtuar disa kate pas përfundimit të ndërtimit fillestar. Gjatë shtimit të kateve pjesa e sipërme e pallatit ishte rrethuar me skela, kur edhe ndodhi shembja e një pjese të tyre.

Instituti i Ndërtimit Tiranë ka kryer një studim të këtij pallati dhe ka rekomanduar shembjen, pasi paraqet probleme të shumta./newsbomb

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *