“Veq po bi pak po pushoj”, flet nëna e 19 vjeçares që u vetvra (VIDEO)


Mbrëmjen e së ejtes (07.09.2022) qyteti i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova u t rondit nga vdekja t ragjike e 19-vjeçares nga fshati Vinarc i Epërm, shkruan RepublikaOnline.

Betina Ymeri kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale në të cilën ndodhej shkaku i k ërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

E nëna e Betines nuk po pajtohet se e humbi një pjesë të zemrës. Fatime Ymeri nga fshati Vinarc i Epërm i Komunës se Mitrovicës mbeti pa të bijën, e si shkak ajo thotë se është familja e burrit me të cilin ajo ishte e martuar.

Ajo rrëfet se nuk kishte vrejtur ndonjë ndryshim tek Betina, mirëpo thotë se i kishte treguar për hjekat e saj tek familja e burrit, por që nuk i kishte treguar babait pasi që ai ishte i sëmur.

Nëna e Betines thotë se vjehrri i Betines kishte ardhur me shpejtësi tek shtëpia e tyre për ta kërkuar vajzen, edhe pse ishte në dijeni që Betina ishte duke kryer aktin e vetvarjes, pasi sipas nënës se Betines, ajo i kishte dërguar foto burrit duke kryer aktin, por që familja e vajzes nuk u lajmerua nga vjehrri.

“Le ti shkojn pas gjithë, edhe nëse e dinë sadopak që rastet e tilla menjëherë ti lajmërojn në polici”, thotë nëna e Betines.

19 vjecari, burri i Betines, që ishte në mergim e erdhi në Kosovë pas rastit, u arrestua nga Policia e Kosovës e gjendet në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *