“Më përmendi nënën”/ Fatmira Breçani zbulon këngëtaren që e bëri të qajë


Mbrëmjen e së premtes nisi sezoni i katërt i emisionit në limuzinë ‘Glamour Zone’, nën moderimin e Ester Bylyku.

E ftuara speciale ka qenë bilbili i muzikës shqiptare, Fatmira Breçani.

Pasi i bëri një kamer të fshehtë Gold Ag, dhe i kërkoi të këndonte pa lekë në një koncert për të, Fatmira, zbuloi dhe një histori prekëse, me një këngëtare.

Ester Bylyku: Cili koleg, të ka bërë të përlotesh?

Fatmira Breçani: Një kolege më preku. Mua prindërit më kanë vdekur shumë të rinj. Për festa, postova një status për nënën time, dhe një kolege që e kam shoqe, më shkruajti.

Ajo më tha: ‘Po diskutoj me nënën time në shtëpi, dhe më vjen keq që ti nuk e ke tënden.’ Kjo më preku shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *