Së shpejti në ekran me “Big Brother”, ndjekësit vënë në pikëpyetje vendimin e Arbanës!


Arbana Osmani u bë së fundi nënë për herë të tretë; këtë radhë, pas dy djemve, familja e saj u shtua me një vajzë të cilën moderatorja dhe partneri e pagëzuan me emrin Zoi.

Arbana ka vendosur të rikthehet në ekran për pak muaj me fillimin e edicionit të ri të ‘Big Brother Vip’. Por, mesa duket ndjekësve i është dukur kjo një kohë shumë e shkurtër për të rinisur punën pas lindjes, aq më tepër që vajza është shumë e vogël.

Në një ‘bisedë online’ të bërë pak minuta më parë, një prej tyre e ka pyetur nëse është ende herët ky rikthim i saji dhe Arbana nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje.

“Shpejt është. Me Joninu ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha e lumtur me rikthimin në punë shpejt.

Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa pasur në plan një shtatzani kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do t’i menaxhojmë bashkë me Zoin.

Do Zoti ia dalim, por pavarësisht se fëmijët të sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe burim energjie dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi po pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *