E trishtë në veri të Greqisë.
Një 69-vjeçar është zënë poshtë për vdekje nga një pemë, e cila u rrëzua si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut.
Tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së 69-vjeçarit, i cili jetonte në një fshat në Serres.
Sipas protothema.gr, i moshuari kishte dalë në oborr për të mbyllur derën pasi frynte erë.
Ka qenë pikërisht ky momenti kur pema është rrëzuar duke e shtypur për vdekje. Për fat të keq i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
Moti i keq ka përfshirë edhe vendin fqinjë duke shkaktuar problematika të ndryshme.