E FUNDIT: Po pinte kafe në lokal, 19 vjeçari u vra sot në Shkodër


Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Shkodër. Mësohet se viktima është Erjon Xhenjo, 19 vjeç. Ai ishte duke pirë kafe në një lokal kur është ekzekutuar me armë zjarri. Policia ka gjetur gati 30 plumba në vendngjarje. Ndërkohë, pas vrasjes autorët janë larguar nga një rrugë dytësore.

Ata kanë qenë duke lëvizur me motoçikletë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *