LAJM I FUNDIT/ Blindohet Vlora! Policia merr sinjale për Vis Martinaj?


Forca të shumta të FNSH kanë rrethuar qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. LAJM I FUNDIT/ Blindohet Vlora! Policia merr sinjale për Vis Martinaj?

Aksioni është zhvilluar në rrugët e përdorura zakonisht nga autorët e ngjarjeve kriminale për t’u larguar si rruga Transballkanike, ajo e Kaninës (Bishti i Kalldrëmit) dhe rruga mbi spital.

Gazetarja Ebrieta Maçaj ka raportuar se nuk përjashtohet mundësia që policia të ketë gjetur të dhëna për të shumë kërkuarin e drejtësisë Ervis Martinajn.

“Duke qenë se një nga vendet e përfolura ku është parë për herë të fundit Ervis Martinaj ka qenë edhe Vlora, mund të dyshojmë se bëhet fjalë edhe për diçka të tillë, por nuk kemi asnjë konfirmim zyrtrar nga policia”, raportoi gazetarja Maçaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *