Mjekët i zbulojnë sëmundjen e rëndë, gruaja shqiptare nuk dorëzohet: Luftoj deri në fund


Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E diela shqiptare, Ana ka treguar historinë e vështirë të jetës së saj. Prej shumë vitesh, ajo ka mësuar se është prekur nga sëundja e rëndë e kancerit.

Ana tregon gjithashtu se ka kaluar në metastazë dhe doktorët i kanë komunikuar se nuk i ka mbetur shumë kohë jetë. Pavarësisht të gjithave, Ana tregon se ka vendoisur që të luftojë deri në fund me sëmundjen.

“Jam në metastazë. Më kanë bërë një operacion 13 orë, kimio, menduam se ia hodhëm, dhe mendova se dola jashtë sëmundjes, për fat të keq kanceri u kthye prap, dhe u kthye më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin.

Në maj të 2020-ës më thanë do mundohemi, një ditë para Vitit të Ri më mori në telefon doktori dhe më tha për fat të keq, të kanë ngelë pak muaj për të jetuar. Kam bërë gjithsej 60 kimio”, tregoi Ana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *