“Plehrë, dil jashtë, mos ta shoh surratin”/ Zbulohet sherri në zyrën e drejtorit të Policisë, si i hodhi dokumentet fytyrës shefit të…


Në mesazhet elektronike sekrete drejtuar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano të publikuara nga hakerat, është zbuluar një sherr i ndodhur në zyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, Haxhi Bala.

Në email-i zyrtar, Haxhi Bala i shpjegon Gledis Nanos se si është ofenduar dhe përzënë nga zyra nga Lorenc Panganika.

Ai shpjegon se Panganika e kishte telefonuar duke i kërkuar të paraqitej në zyrën e tij për ta sqaruar në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim. Por në momentin kur është futur në zyrë, pretendon se Drejtori i Policisë së Tiranës, “më përsëriti disa herë pyetjet dhe më kërkoi një informacion për të njëjtin problem, qe e sqarova.”

Haxhi Bala tha se pasi e sqaroi për gjithçka, iu drejtua: “Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje.”

Por sipas tij, Panganika nisi ta ofendojë duke e quajtur “plehrë” dhe i ka kërkuar që të “zhduket” nga zyra e tij.

Haxhi Bala në email-in dërguar Gledis Nanos i kërkonte që ta emëronte diku tjetër.

“Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit. Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një njeri te rëndomtë. Nuk vazhdon më kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj”, shkruhet në email.

E-mail dërguar Gledis Nanos nga Haxhi Bala

Pershendetje Zoti Drejtor,

Ju informoj se sot me date 22.12.2021, me ka ndodhur ajo qe nuk me ka ndodhur nga data 03.07.1990, qe kam filluar pune.

Ne orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, ne lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.

Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim te te ndaluarve dhe arrestuarve deri ne sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon me date 31.12.2021.

Gjate sqarimit, pyetje-përgjigje te karakterit sqarues, me shume mosbesues se sa shterues, duke i marre me radhe termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjese ne procedure, hidhet ne sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa here te pyetjeve, Drejtori Vendor i Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për te njëjti problem, qe e sqarova, duke i sjelle ne vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ja ve ne dispozicion: ju kam bere me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra, dhe paralelisht duke e mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë.

Zoti Drejtor,

ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave qe punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë te mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri ne sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:

Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,

Agjencinë e Prokurimit Publik,

Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, ne funksion te përmbushjes se detyrës, sot, me date 22.12.2021, ne Sistemin e Prokurimeve te Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shume sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj.

Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje :

Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita ne zyre, thjesht për te mos agravuar situata me shume.

Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qene i qete, shume institucional, duke respektuar rregullat e etikes dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit

Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një njeri te rëndomtë.

Zoti Drejtor,

unë e kuptoj, ka 2 muaj qe mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj.

Kaq sa për informacion, sepse mundet qe edhe Titullari i njësisë, mund te beje te njëjtën gjë.

Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim

Shefi i Sektorit Ekonomik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *