Dibran Hoxhaj i njohur në publik si Kobra, është përfshirë mbrëmë në një përIeshje në një nga klubet e natës në Prizren mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka paraqitur personi që dyshohet se u suImua fizikisht nga Kobra tek i cili shiheshin Iëndime që dyshohet se i ka marrë nga g0ditjet e 38-vjeçarit.
Sipas dëshmisë së v iktimës i cili ishte nën ndikim të aIkooIit, gjithçka ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përIeshjes janë pr0blemet e mëhershme mes tyre.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Ani pse është në kërkim policor, Kobra është shfaqur në rrjetin social Instagram, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të shijojë jetën e natës.
Dibran Hoxhaj i njohur si ‘KOBRA’, ka 150 vepra penale në polici. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar kriminaIe, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.
Ai gjatë ditës së djeshme në një interviste ka rrëfyer jetën e tij, si dhe dha një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë.
Ai u shpreh se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në burg dhe se jeta luksoze është e vështirë.
Gjithashtu ai ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë dhe së është penduar.
“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoIetë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në poIici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tha Dibrani në Shqipëria Live.
Hoxhaj gjithashtu tregoi se ka qenë e vështirë që të tërhiqej, por që ja ka dalë. Ndërsa shtoi se besimin e ka patur që në moshën 14-vjeçare, kur mbante ramazanin.