Ditën e sotme në Westminister Abbey u mbajt funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe dukesha E Sussex, Harry dhe Meghan u ribashkuan me pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike.
Meghan Markle shpërthen në lot gjatë funeralit të
Meghan nuk i ka mbajtur dot lotët teksa arkivoli i Mbretëreshës u nis për udhëtimin e tij të fundit në Kështjellën Windsor.
Princi Harry pak ditë më parë në faqen e internetit Archewell foli për humbjen e gjyshes së tij të dashur, Mbretëreshës Elizabeth, duke u shprehur ndër të tjera: “Duke festuar jetën e gjyshes sime dhe duke vajtuar humbjen e saj, të gjithë kujtojmë se ajo ishte një fener për ne për sa i përket përkushtimit të saj ndaj detyrës. Ajo vlerësohej dhe respektohej globalisht”.