Burri saudit u martua me 53 gra për 43 vjet në kërkim “paqes shpirtërore”


Një burrë saudit, 63-vjeçar, i cili është quajtur ‘poligamisti i shekullit’ pretendon se është martuar gjithsej 53 herë.

Ebu Abdullah këmbëngul se martesat e tij të shumta kanë qenë në ndjekje të “stabilitetit dhe paqes shpirtërore”.

Abdullahu u martua për herë të parë në moshën 20-vjeçare dhe martesa e tij më e shkurtër zgjati vetëm 24 orë.

Sipas Gulf News, e cila e cilëson veten si gazeta angleze më e shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah tha se tani e ka gjetur “të duhurën” dhe nuk ka më plane për t’u rimartuar.

“Kur u martova për herë të parë, nuk kisha në plan të martohesha me më shumë se një grua, sepse ndihesha rehat dhe kisha fëmijë”, tha Abdullah. “Por pas një kohe, problemet ndodhën dhe vendosa të martohem përsëri kur isha 23 vjeç dhe e njoftova gruan time”.

Burri i cili tha se kryesisht u martua me gra saudite zbuloi se gruaja e tij e parë ishte më e vjetër sesa ai, duke shpjeguar: “Unë u martova me 53 gra për periudha të gjata. E para ishte kur unë isha 20 vjeç dhe ajo ishte gjashtë vjet më e madhe se unë”.

Ai gjithashtu rrëfeu se ndonjëherë është martuar me gra jashtë vendit kur ishte larg për udhëtime pune, duke thënë: “Kam qëndruar jashtë vendit për tre deri në katër muaj. Kështu u martova për të shpëtuar veten nga mëkati”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *