Gazetari i njohur “plas” bombën: Zhdukja e Ervis Martinaj është sinjal i fortë, mund t’i ikë koka edhe kreut të opozitës, edhe kryeministrit


Ky njeri ishte shumë i pasur. Kontrollone në dy kohë lojërat e fatit edhe kur ishin të ligjshme edhe kur ishin të paligjshme. Fitonte miliona euro. Ishte më i pasuri nga të gjithë. Nuk e prekte askush.

Në botën e krimit, kush ka më shumë lek mbijeton. Paguan roje, policinë. Martinaj paguante më shumë se 50 policë. Shkonte deri nivele shumë të larta që paguante.

Kush ka shumë lek, është më i imunizuar të mos goditet nga kundërshtari. Atëherë? I bie që një super power (fuqi madhore) e paska goditur këtë. Një bashkim i madh bandash. Kjo është situata.

Më keq se kaq nuk ka qenë situata, policia nuk ka asnjë të dhënë të vetme, asnjë gjethe të vetme”, deklaroi Dervishi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *