I FUNDIT/ Zbardhet dëshmia e shoqërueses “VIP” të Ervis Martinajt: “Qëndruam bashkë në hotel, pastaj u zhduk”


Prej 16 ditësh prokuroria e Kurbinit po kryen hetime për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinaj, nëse ai ka inskenuar zhdukjen e tij apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

Krahas familjarëve Prokuroria po merr në pyetje të gjithë personat që mund të kenë dijeni para se ai të shkëpuste kontaktet me familjen dhe fati i tij të mbulohej nga misteri.

Pas arrestimit të agjentit të forcës së posaçme operacionale në policinë e shtetit Jeton Lami, Prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze që ndodhej në Prej 16 ditësh prokuroria e Kurbinit po kryen hetime për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinaj, nëse ai e ka inskenuar zhdukjen e tij, apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se krahas familjarëve, hetuesit po marrin në pyetje edhe të gjithë personat të cilët mund të kenë të dhëna për lëvizjet e fundit të 40 vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, përpara se ai të shkëpuste kontaktet me familjen e tij dhe fati i tij të mbulohej nga misteri. Pas arrestimit të agjentit të Forcës së posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte Martinajn, me qëllim që ky i fundit t’i shpëtonte aksioneve të policisë, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë.

Vajza, është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale. “Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza. Ajo thotë se tentoi me çdo kusht të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak të nisur të shqetësohet dhe ka marrë kontante me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për fatin e 40-vjecarit. E reja shprehet se nuk e kishte idenë se me ke ishte përplasur Martinaj dhe për cilët arsye, ndërsa thekson se ai asnjëherë nuk i shprehte shqetësim, apo rrëfente ndonjë ngjarje që lidhej me të.

Prokuroria po heton prej më shumë se 2 javësh për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të mbretit të lojërave të fatit. Martinaj ishte në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte premtuar 500 mijë euro të vriste Endrit Doklen. Prokuroria po heton për të hedhur dritë mbi fatin e Martinajt, duke mos përjashtuar asnjë pistë, nisur dhe nga fakti që ai kishte kundërshtarë të shumtë dhe të fortë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *