Ministrja zvicerane me plane për kursim të energjisë, një nga to larja bashkë


Ministrja e Ambientit në Zvicër, Simonetta Sommaruga, po promovon disa masa për të reduktuar konsumin e energjisë për 15 për qind gjatë dimrit. Një nga sugjerimet e saj ka bërë më tepër bujë – larja bashkë, raporton “The Times”.

Sommaruga 62-vjeçare po i sugjeron personat të “ndalin kompjuterin kur nuk u duhet, të fikin dritat, e të lahen bashkë”.

Propozimi i saj është përcjellë me reagime në Zvicër dhe Sommaruga ka shpjeguar se propozimi ishte për të rinjtë.

Ajo ka pranuar se “pas një moshe të caktuar, larja bashkë nuk është e përshtatshme për të gjithë”.

Mirëpo, ajo ka insistuar se idetë e saj janë pranuar dhe rezultatet janë inkurajuese.

Geraldine Savary, redaktore e revistës “Femina”, është kundër idesë. Ajo ka akuzuar ministrat se po mundohen “të na administrojnë jetët private, deri në çdo detaj”.

Ajo ka bërë shaka me idenë në editorialin e saj, duke thënë se zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi do ta ndalin ngrohjen tërë natën. Më pas të kenë një dush të shkurtër së bashku dhe të shkojnë në zyrë “dorë më dorë, të lënë veturat, skuterët dhe biçikletat elektrike në garazh”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *