Rrëfehet Xheisara: Kam qenë e martuar, e lashë burrin ditën kur kishim përvjetorin


Xheisara Frisku, një nga këngëtaret e reja shqiptare, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan. Për herë të parë, këngëtarja ka bërë një rrëfim surprizues, që askush nuk e dinte. Përpara disa kohësh, disa foto të Xheisarës e veshur si nuse bënë xhiron e rrjetit, duke sjellë edhe komente të shumta.

Xheisara tregoi se këto foto kanë qenë të vërteta, pasi ajo ka qenë e martuar për një vit, por tashmë është divorcuar.

Në intervistën me Rudina Magjistarin, ajo tha se e ka festuar përvjetorin e martesës me divorc, ndërsa theksoi se arsyeja e ndarjes është se Xheisara është shpirt i lirë dhe nuk i lidhen kollaj këmbët.

‘Sapo kam bërë një vit, unë thashë do ndahem. E lashë në të njëjtën ditë në përvjetorin e martesës. Nuk do të doja të flisja për këtë pjesën, por ishin ca mendime që ne të dy… unë jam pak shpirt i lirë dhe nuk më lidhen kollaj këmbët. Dhe me pak fjalë, ishalla do gjehet një burrë për mua’ – tha Xheisara e ftuar te Rudina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *