Vetëm për t’u zgjatur 7 cm, ky burrë do të paguajë 1200 dollarë çdo muaj për 5 vite


Një burrë ka shpenzuar 75.000 euro për një procedurë që do ta bëjë atë disa centimetra më të gjatë. Pacienti, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, ka ndërmarrë një operacion për zgjatjen e këmbës së tij me 7 centimetra.

Ky pacient do të paguajë këste prej 1,200 dollarësh në muaj për pesë vitet e ardhshme për të paguar 75,000 dollarët që shpenzoi për operacionin.

Kjo procedurë e zgjatjes së këmbës konsiston në thyerjen e kockës së femurit(te kofsha këmbës) në mënyrë që të krijohet një vend për futjen e gozhdëve metalike.Këto gozhda duhet të zgjaten me 1 mm çdo ditë pas operacionit deri në tre muaj duke përdorur një telekomandë magnetike.

Pacienti që ka kryer ndërhyrjen tani ndihet më i lumtur që është i gjatë “Njerëzit thjesht të shikojnë ndryshe kur je i gjatë.Vura re se njerëzit më të gjatë duket se e kanë më të lehtë. Bota duket se përkulet për ta”, tha ndër të tjera burri në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *