Pas Gegës do nderohet edhe Florian Marku, Rama: Kampioni që po ngjit flamurin në majën e botës, nesër iu pres në bulevard


Një tjetër krenari kuqezi si Florian Marku do parakalojë ditën e nesërme, të shtunën, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili do të presë kampionin e boksit pak ditë pas Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në atletikë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur,”-shkruan Edi Rama.

Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

Vijon…Pas Gegës do nderohet edhe Florian Marku, Rama: Kampioni që po ngjit flamurin në majën e botës, nesër iu pres në bulevard.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur,”-shkruan Edi Rama.

Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *