E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja e QKMF’së, Dafina Haka


Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Dafina Hakaj, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar. Lajmin e kobshëm për vdekjen e saj e ka dhënë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

E në rrjete sociale nuk munguan as postimet e familjarëve dhe kolegëve të cilët kanë ndarë fjalët më të ndjera në kujtim të Dafina Hakajt. Nuk janë bërë ende të ditura detajet për ceremoninë mortore të së ndjerës.

Postimi i plotë i kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj:

Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të infermieres së QKMF-së në Deçan, Dafina Hakaj nga fshati Isniq.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Hakaj, kolegëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dafinen!
BR


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *