Donaldi dhe Bora bashkë në drejtimin e ‘Dancing with the Stars’? Detaji që ngriti dyshimet


Pas konfirmimit të Bora Zemanit si moderator e spektaklit të kërcimit ‘Dancing With The Stars’, prej disa javësh po aludohet në mediat rozë edhe emri i aktorit Donald Veshaj, si partner i saj… jo vetëm në jetë, paçka se dyshja ende nuk e kanë konfirmuar, por edhe në punë.

Dhe kjo gjë është përforcuar më shumë këtë të mërkurë, nga faqja zyrtare e Top Channel në Instagram, që ka publikuar edhe promon e emisionit ‘Më lër të flas’, që moderohet nga dyshja e binjakëve, Donald dhe Romeo Veshaj.

Ajo që ngriti më shumë dyshimet është dita se kur do të transmetohet emisioni i vëllezërve, teksa deri në muajin qershor, ‘Më lër të flas’ është transmetuar në ekran çdo të enjte, ndërsa nga 1 tetori, emisioni i tyre do të transmetohet çdo të shtunë për teleshikuesit shqiptarë.

E premtja mund të jetë edhe dita se kur do të transmetohet spektakli i shumëpritur i kërcimit, por ende nuk ka një datë të konfirmuar nga televizioni, përvvec muajit se kur do të nisë, që dihet tashmë që është tetori.

Sa i përket personit që do të qëndrojë në shoëroom dhe do të presë VIP-at pas kërcimit, flitet se do të jetë Donaldi, por produksioni dhe faqja zyrtare e spektaklit në Instagram nuk ka konfirmuar asgjë veç emrit të moderatores që është Bora Zemani dhe emrat e disa prej konkurentëve që do të jenë ‘Yjet’ e këtij spektakli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *