Nga vajtimi për vdekjen e gjeneralit iranian, e deri tek arsyetimi i Iranit për vrasjen e 22 vjeçares që ndodhej në paraburgim, Ikballe Berisha – Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, zgjedhë rrjetet sociale për të dhënë deklarata skandaloze.
Njëjtë ka vepruar edhe sot, përmes komenteve në një postim të hoxhës Drilon Gashi, ku e ka krahasuar paraburgimin në Iran me Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.
“Prandaj Mahsa Amini ka qenë në Edukim Moral si lloj paraburgimi që e kemi ne në Kosovë në burgun ku isha unë , Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në komentin e Ikballe Hudutit.Por ajo shkon edhe më tutje. Duke arsyetuar vrasjen e Mahsa Aminit me videot që pretendohet, se ka publikuar në rrjete sociale, e duke thënë se nuk e ka vendosur shaminë, ka përdorur buzëkuq, e ka konsumuar duhan.“
Mahsa ka qene në paraburgim sepse nuk ka kryer vepër penale por vepër morale të lehtë që e quajnë ” La tabkabu zina” -” mos iu afroni amoralitetit zinasë apo ma shqipë kurvërisë” .
Mahsa Zoti ia falt i ka thyer parimet ligjet e etikës morale .Nëse ia shikoni videot e saja ne rrjete sociale ajo tërë kohën është veshur me të kuqe të flakta plus me buzëkuq e ne video nuk e ka pasur shamin pothuajse asnjëherë. Tradita iraniane nuk e miraton ngjyrën e kuqe dhe pirjen e cigares ne publik, numërohet si femër prostitute që duhet dënohet.
Prandaj Mahsa nuk është mbytur por ka pas attak sulm në zemër që e kanë dërguar ne spital, dhe shihet shumë mirë në videot që Irani i tregon si në burg si në spital për trajtimin njerëzor që ka pasur e ndjera Mahsa”, ka thënë Huduti.