116 cm e gjatë dhe peshon 23 kg, kjo 22-vjeçare tregon si është të jetosh në trupin e një 8-vjeçareje


Një vajzë 22-vjeçare, e jeton jetën brenda në trupin e një tetë-vjeçareje dhe sfida më e madhe për të është t’i bindë njerëzit ta trajtojnë si të rritur dhe jo si një fëmijë.

Shauna Rae, nga Long Island, është vetëm 116 cm e gjatë dhe peshon rreth 23 kg për shkak të një problemi shëndetësor.

Shauna pati një tum.or agresiv kur ishte vetëm gjashtë muajshe. Kirurgët ishin në gjendje të hiqnin tum.orin, por kimioterapia pati efekte shumë afatgjata.

Edhe pse prindërit e kishin vënë re që në kopësht se Rae kishte probleme me rritjen, kur ishte adoleshente mjekët zbuluan se Shauna nuk do të rritej më.

Pavarësisht se i janë dhënë hormonet e rritjes, Shauna ka mbetur e vogël në shtat dhe bën një jetë shumë ndryshe nga moshataret e saj.

Njerëzit e shohin në mënyrë të habitshme dhe për çdo dalje në bar, restorant apo diku tjetër duhet të tregojë kartën e identitetit për të vërtetuar moshën e saj aktuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *