Futbolliѕtja bukuroѕhe refuzon Zvicrën, zgjedh Ѕhqiрërinë: Vendi huaj s’bëhet kurrë i yti


Atë që nuk e kanë bërë shumë futbollistë meshkuj, e bën një futbolliste femër, që refuzon Zvicrën dhe vjen të përfaqësojë Shqipërinë.

Mimoza Hamidi, e lindur në Preshevë, edhe pse u kërkua nga Kombëtarja e Zvicrës, vend në të cilin jeton, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.

Futbollistja e Basel tha se e ka thirrur gjaku shqiptar. “Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua dhe kam pasur shanse të mëdha të luajë për vendin e tyre.

 

U mendova mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar”, tregon Hamidi.

Kur ka qenë më e vogël, i është dukur intriguese Kombëtarja e Zvicrës. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se ka qenë pjesë e disa seleksionimeve të zhvilluara nga përfaqësuesja zvicerane si dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të moshave.

Pavarësisht se është rritur dhe ka jetuar në Zvicër, ajo mbetet një tifoze e përjetshme e Shqipërisë, ndërsa shprehet se fanella e Kombëtares është e rëndë dhe ajo do mundohet ta nderojë sa më shumë.

“Kam qenë gjithmonë tifoze e Shqipërisë, që prej momentit kur kam filluar të luaj futboll. Jo vetëm unë, por të gjithë si familje. Vjen ndoshta edhe nga fakti se jemi shumë patriotë. Edhe kur e vesh fanellën kuqezi, e kuptoj rëndësinë që ka. Është e rëndë për mua, por mundohem që ta mbaj sa më lart dhe uroj të shënoj sa më shumë gola”, tregon Hamidi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *