Jemi për faqe të zezë, Izraeli na mund prapë! Kush e ka fajin?


Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit, duke iu dhënë të drejtën vendasve të sigurojnë vendin e parë në grup.

Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, kun ë minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar në krahun e djathtë dhe ëeissman ka shënuar përballë Strakoshës.

Kombëtarja jonë pati disa raste me Brojën dhe Cikalleshin, por pa rezultat. Shpresa lind në minutën e 88-të, ku Uzuni realizon një gol për çmim “Oscar”.

Festa zgjat shumë pak për kombëtaren tonë, pasi në minutën e 92-të, Baribo realizon golin e përmbysjes pas një gabimi nga mbrojtësit tanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *