Egjeu në prag të “shpërthimit”! Turqia ngre alarmin me dronët e armatosur, Greqia lëshon blindat amerikanë (FOTO)


Mediat në Turqi kanë ngritur alarmin për militarizimin e disa ishujve nga forcat ushtarake greke. Në disa forografi të realizuara nga droni dallohen mjete ushtarake, që sipas autoriteteve në Turqi kanë zbarkuar në ishujt e Egjeut. Sipas tyre, 23 automjete ushtarake kanë zbarkuar në ishullin e Mitilinit dhe 18 në ishullin Samos. Duke cituar burime nga Forcat e Armatosura Turke, ata deklarojnë se zbarkimi i mjeteve në ishujt grekë është bërë në datat 18 dhe 21 shtator.

Sipas traktatit të nënshkruar mes Turqisë dhe Greqisë, ishujt që ndodhen në kufi mes dy vendeve duhet të jenë të demilitarizuar. Nga ana tjetër, grekët kanë mohuar akuzat, ndërsa kanë drejtuar gishtin nga Turqia.

Dërgimi i dronëve luftarakë turq në hapësirën ajrore greke është një çështje tjetër që mund të nxisë debate mes dy shteteve pasi bëhet fjalë për “Bayraktarët” e armatosur. Në këtë mënyrë, turqit i treguan grekëve se mund t’i godasin kurdo për aq kohë sa i vunë në shënjestër.

Situate duket shumë e tensionuar dhe ndonjë “çmenduri” e dikujt Mesdheu mund të kthehet në një arenë lufte të madhe mes dy shteteve të NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *