Tragjike/ 19-vjeçari shqiptar vdes teksa luante futboll


Kadri Abazi nga Gllareva e Klinës, Kosovë ka gjetur vdekjen tragjike. I riu u rrëzua në fushë, teksa ishte duke luajtur futboll. 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ndërroi jetë.

Arsyet e vdekjes së tij nuk janë bërë ende me dije. Rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

HETIM I VDEKJES

“Fsh. Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë.

Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *