Misteri, cfare ka ndodhur? Pse Armina Mevlani ka veshur fustan si para 34 vitesh Parashqevi Simaku


Fustanet e Armina Mevlanit të dizenjuara nga stilistë shqiptarë e të huaj janë komentuar së fundmi edhe në media.

Por ajo që kemi vënë re është se një nga fustanet e saj është shumë i ngjashëm me fustanin ikonik të yllit të muzikës shqiptare të viteve ‘80,

Parashqevi Simaku.Fustani i stiluar nga Shpresa Zeraliu është veshur nga Simaku në vitin 1988 në Festivalin e Rtsh.

Kënga “E duam lumturinë” është edhe fituese e çmimit të parë të këtij Festivali. Historia e Fustanit të Parashqevisë“

Unë vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë!”- citoi Agim Doçi këngëtaren e famshme, duke sqaruar më tej se materiali në fjalë që ajo kërkonte për veshjen, gjendej

vetëm në perdet e Komitetit Qendror.

Dhe unë kam shkuar kam vjedhur perdet në Komitet Qendror dhe kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu.

Ajo sapo pa taftanë i ra të fikët sepse e dinte që kjo tafta vinte vetëm për Komitetin Qendror”, ka treguar tekstshkruesi Agim Doçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *