Me veshje tradicionale, Armina Mevlani e “qau” vallen e Tropojës në dasmën e saj (VIDEO)


Në dasmën madhështore të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk kishte si të mungonte dhe vallja e Tropojës. Blogerja ka hequr fustanin e nusërisë dhe ka veshur kostumin popullor duke kërcyer si një profesioniste e vërtetë vallen e Tropojës.

Ndërkohë, në një moment, shfaqet duke kërcyer dhe e ëma e saj, Mimoza Mevlani. Kujtojmë që ceremonia madhështore e mbajtur mbrëmë ka bërë bashkë familjarët dhe miqtë e çiftit mes të cilëve edhe shumë personazhe të njohur publikë.

Çifti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, stilisti Valdrin Sahiti, aktorja Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi janë disa nga VIP-at që kanë qenë të ftuar në dasmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *