Kush janë VIP-at që e ‘do gjen’ në dasmën e Shkelzen Berishes/ Nga Ardit Gjebrea, Erla Mëhilli, politikanë e vipa, në ceremoninë e Arminës dhe Shkëlzenit!


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha ishin kryefjalë e kësaj fundjave. Çifti kurorëzoi dashurinë në një dasmë madhështore me 300 të ftuar.

Gazetarë, politikanë, miq dhe të afërm të çiftit ishin pjesë e festës që zgjati deri në mëngjes. Në kaq shumë të ftuar është e pamundur t’i dallosh të gjithë, por disa emra nga politika u vunë re.

Agron Shehaj, Rudina Hajdari, Indrit Hoxha, ishin disa nga të ftuarit, ndërsa nuk mund të mos vihej re, mungesa e bashkëpunëtorëve të vjetër të Berishës.

Ardit Gjebrea, Erla Mëhilli, Bledian Koka, Julian Deda, e shumë emra të tjerë të showbizit ishin pjesë e festës.

Në dasmë nuk munguan motivet popullore. Armina u vesh me veshje tradicionale të veriut, ndërsa

kërceu vallen e Tropojës bashkë me Shkëlzenin. Atmosfera u ndez edhe nga këngëtarët më në zë të momentit, Klajdi, Bruno dhe Flori.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *