Media italiane: Mafia shqiptare e shpejtë dhe me kode! Kur të jep fjalën, të jep djalin


Mafia shqiptare ka fituar një rol drejtues në tregun e narkotikëve në Itali dhe këtë e tregojnë mjaft mirë mediat italiane të cilat publikojnë çdo ditë lajme ku godasin dhe çaktivizojnë grupe të trafikantëve të drogës. Nga shpërndarës droge, shqiptarët tani po operojnë në fushën e furnizimit, pra kanë zgjeruar biznesin e tyre në këtë fushë kriminale. Fuqia e mafies shqiptare në kryeqytetin e Italisë, Romë, është tashmë një realitet, që nuk duhet nënvlerësuar, teksa kronikat që flasin për përplasje të ashpra mes grupeve nga Shqipëria, janë thuajse të përditshme. Ndërkohë ILPOST.IT ka shkruar së fundmi për mafian shqiptare në Itali, duke treguar se është e shpejtë dhe me kode dhe se kur të jep fjalën të jep djalin.

Sipas një raporti të fundit të Europol-it, mafia shqiptare kontrollon një pjesë të madhe të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, ku ka interesa të forta në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Bullgari dhe Greqi. Për arsye logjistike dhe afërsisë, vendi ku biznesi po lulëzon më shumë është Italia. Gjatë një konference në gusht, Nicola Gratteri, prokuror publik në Catanzaro, i cili ka qenë i përfshirë në luftën kundër ‘Ndrangheta’ për vite me radhë, tha se “për të paktën tre vjet kam thënë se në Evropë ka një mafia në zhvillim, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të korruptosh zyrtarët publikë. Dhe nëse largohen nga Shqipëria dhe tashmë kanë fuqi ekonomike, mund të forcohem si mafia ndërkombëtare”.

Deri në vitin 2016, mafia shqiptare kufizohej në mbështetjen e Ndranghetës, e cila kishte kontroll të trafikut nga Amerika e Jugut. Atë vit, megjithatë, pati një zgjerim të madh të kërkesës nga vendet evropiane: prodhimi u rrit dhe narkosët e Amerikës së Jugut kërkonin bashkëbisedues të tjerë. Edhe në Itali, mafia shqiptare filloi si një aktor mbështetës dhe më pas u vendos si një organizatë e pavarur dhe gjithnjë e më e fuqishme. Mafia shqiptare ka marrëdhënie të thella me të gjitha grupet italiane të krimit të organizuar. Marrëdhëniet me mafian siciliane datojnë që në vitet 1990 kur Cosa Nostra, e goditur rëndë nga iniciativat e gjyqësorit, gjeti një aleat efektiv në familjet shqiptare.

Sipas artikullit, mafia shqiptare është themeluar vetëm mbi lidhjet familjare. Klanet quhen fis dhe janë shprehje e një ose më shumë familjeve që kanë ende lidhje gjaku mes tyre. Ekziston një këshill qeverisës, Bajraku , i krahasueshëm me kupolën mafioze. Secili grup ka një udhëheqës, Kryetarin , dhe një nënkryetar, Kryetarin, i cili nga ana e tij ka një zëvendës që është njeriu i ndërlidhjes me të gjithë anëtarët e organizatës. Askush, brenda klanit, nuk konsiderohet punëtor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *