Вrenda hotelit luksoz që qëndron në ajër рër vite me rradhë


Një ‘hotel fluturues’ gjigant me energji bërthamore, i pajisur me një palestër dhe pishinë, do të transportojë 5000 pasagjerë në një luks të pashoq.

Një video e re CGI tregon se si Sky Cruise i pilotuar nga AI planifikon të qëndrojë në ajër për muaj të tërë, ndërkohë që do të ankorohet për të marrë pasagjerë të rinj ose për të zbritur këdo në bord.

Hibridi futuristik midis një aeroplani dhe hoteli, i cili ka 20 motorë të fuqizuar nga shkrirja bërthamore, është krijuar për të mos u ulur kurrë.

Hashem Alghaili, i cili krijoi modelin tepër të detajuar të avionit përbindësh, thotë se lundrimi qiellor me energji bërthamore “mund të jetë e ardhmja e transportit”.

I projektuar për të drejtuar 24/7, Alghaili madje shton se riparimet e drejtimit do të kryheshin gjatë fluturimit, hera e parë kjo në aviacion.

Dhe, kur u pyet se sa njerëz do të duheshin për të pilotuar hotelin, ai tha:

“E gjithë kjo teknologji dhe ju ende dëshironi pilotë? Besoj se do të jetë plotësisht autonome”.

Pavarësisht nga planet për një udhëtim pa njerëz, Sky Cruise do të kërkojë ende shumë staf në bord për të qenë në shërbim të çdo telefonate të pasagjerëve.

Videoja shumë e detajuar tregon gjithashtu restorante, një qendër tregtare gjigante, një palestër, teatër dhe madje edhe një pishinë, të gjitha në qiell.

Klipi promovues gjithashtu premton që hoteli fluturues mund të jetë vendi i përsosur i dasmës, nëse jeni mjaft të guximshëm.

Dhe do të ishte perfekte pasi Sky Cruise ofron një sallë panoramike, duke ofruar pamje mahnitëse 360 gradë nga jashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *