Të shumtë ishin ata që mes dh imbjes e lotëve i dhanë lamtumirën e fundit të riut shqiptar që mbeti i v rarë në Turbigo të Italisë më 16 Shtator, pasi bashkë me miqtë e tij ndërhyri për të mbrojtur një vajzë që u su lmua nga partneri i saj.
Emanuel Rroku, vetëm 23-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit të premten. Pas heshtjes që u mbajt në shesh dhe vigjiljes së lutjeve, u mbajt ceremonia mo rtore në kishën e Turbigos. Lumë njerëzish
morën pjesë në va rrim. Përveç familjarëve, miqve, shumë prej të cilëve bashkëkombës, lamtumirën e fundit ia dhanë edhe shumë qytetarë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Fabrizio Allevi.
Vr asja tr agjike e shqiptarit që jetonte prej vitesh në Itali tro nditi mbarë komunitetin atje. Administrata e Turbigos e shpalli të premten ditë zie qytetare në nder të të riut.
Siç shkruajnë mediat fqinje, lutja gjatë ceremonisë mortore u lexua në italisht dhe shqip.
Don Carlo Rossini e kujtoi kështu të riun: “Një pyetje ulërin brenda nesh: Zot, ku ishe të premten? Kur Emanueli po bënte mirë për një person në vështirësi. Pyetja spontane që lind në këto raste është Zot ku je?
Jemi këtu në kishë me Jezusin që na thotë që Zoti mungon dhe nuk ka gjykues. Në fakt atë natë, Zoti ishte me Emanuelin për të sjellë paqe. Mund të ishte larguar, të kthente shpatullat. Por ai vendosi të rre zikojë”.
Prekëse edhe fjalët e familjes së të riut: “I dashur Emanuel, askush nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që do të ishe shndërruar në një engjëll në qiell. Ishin të shumta planet që doje të realizojë me Ilarian. Mirësia që ke bërë në këtë tokë do të lulëzojë në kohë”./tvklan.al