Përveçse ndihmon shqiptarët, Elvis Naçi paska një pasion të fshehtë që e ushtron herë pas here (video)


Elvis Naçi është një nga njerëzit më të dashur dhe të respektuar në trojet shqiptare, po ashtu nga më të ndjekurit në rrjetet sociale.

Përvec misionit të tij që njihet tashmë me emrin “Shqiptarët për shqiptarët” ku ndihmohen familje të varfra dhe me probleme të shumta kudo në trojet shqiptare, ai është gjithashtu i angazhuar dhe në disa gjëra të tjera.

Elvis Naçi njihet për përkushtimin e madh që ka ndaj familjes, gjë që e tregon dhe me postimet e shumta që bën në rrjetet e tij sociale.

Ai gjithmonë të dielën zgjedh ta kalojë pranë familjes, por jo vetëm kaq. Edhe pse ka shumë angazhime, ai nuk lë pas dorë pasionin e tij, që është futbolli.

Për disa kohë ai ka luajtur futboll me moshat e reja, por më pas shkoi në Arabinë Saudite për studime dhe ndoqi një rrugë tjetër.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet duke treguar aftësitë që ende nuk i ka humbur nga futbolli dhe shfaq një formë të mirë fizike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *