Për*hunimi në grup i 15-vjeçares në Rrëshen, familjari: Një prej abuzuesve ështe nip i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë


 

Më 18 maj 2021 u zbulua përdhunimi në grup i një të miture 15 vjeçe në Rrëshen të Lezhës.

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë.

Prindërit deklarojnë se 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar.

Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të.

Bëhet e ditur se ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Në një lidhje për emisionin “në emisionin “Zemër të Hapur” , i afërmi i të miturës tha se avokati është tërhequr pasi i është bërë presion.

Duke mos cituar emër, ai tha se një prej përdhunuesve është nip i kryetares së kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

“Avokati u tërhoq nga presioni. Babai i ndjerë i 15-vjeçares ka ikur nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi ai na ka pohuar para se të vdiste se nuk do e fitonte drejtësinë pasi njëri prej të akuzuarve është nip i kryetares së kuvendit të Shqipërisë. Dhe me këtë ai na la të kuptojmë se ka ndërhyrje në zbardhjen e të vërtetës. Por kjo duhet vërtetuar sepse vet i ndjeri e ka vërtetuar prandaj edhe na i rrëfeu. Gazmendi babai i 15-vjeçares iku me këtë pohim dhe këtë brengë. Në qoftë se nëna e saj nuk do e kishte zbuluar telefonin vajza do ishte në Itali sot prostitutë. Gazmendi më kishte pohuar se kjo gjë ishte e dokumentuar nëpërmjet tabulateve telefonike,”- tha familjari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *