Një nuse në Uells është goditur me grushte e më pas është kapur nga fustani dhe hedhur nga shkallët në ditën e dasmës.
E gjithë kjo skenë e tmerrshme është bërë nga kunati i saj, Tomos Rhydian Wilson.Ky i fundit shkoi i dehur ne ceremoninë e martesës duke bërtitur se vëllai i tij nuk duhet të martohet kurrë më këtë grua.
Por, pasi rrahu nusen Erin Mason-George, raportohet se ai ka goditur edhe dy motrat dhe nënën e saj.Ai është shpallur fajtor dhe pritet t’i caktohet dënimi.