Një tjetër femër misterioze përflitet se ka dalë në pah dhe se po pyetet nga policia në lidhje me fatin e ish bosit të kumarit Ervis Martinaj. Dyshohet se vajza kishte lidhje me Vis Martinaj, por edhe lidhje të forta politike.
“Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit! Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partiië“, shkruan Sali Berisha.
Prapaskena mëson se bëhet fjalë për Edina Rrokaj, një zonjushë pranë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas burimeve, shokët e Martinajt kanë sinjalizuar Prokurorinë e Lezhës për raportet e Martinajt me Edina Rrokajn.
Përflitet gjithashu se Edina Rrokaj ka qëndruar në një banesë në Shijak me Vis Martinajn dy ditë para zhdukjes.
Ajo besohet se mund të ketë dijeni për fatin e njeriut që po dominon lajmet që nga mesi i muajit gusht.
Kujtojmë që natën e 5 gushtit Vis Martinaj ka fjetur në Hotel Adritak Durrës me Deta Kokomanin, e shpallur Miss Univers Albania 2022, fakt që është konfirmuar edhe vetë missi në dëshminë e saj në polici.
Më parë, Martinaj përflitet se ka qenë në një lidhje me modelen Orjola Marashin.
Burime për Prapaskenën thonë se Martinaj, babai i 4 vajzave, mund të ketë pasur lidhje paralele me Deta kokomanin dhe Edina Rrokajn. Për këtë të fundit ka dobësi edhe vetë Lali Eri.
Disa vajza të tjera të bukura, modele dhe ish misee janë marrë gjithashtu në pyetje.