Ѕhkoi në vendngjarje рër një aksident, makina përplaѕ efektivin e рolicisë


Një efektiv policie u aks identua nga një automjet mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Sipas gazetarit Fatos Salliu, ngjarja e rëndë ndodhi te tuneli panoramik. Një mjet ka marrë përpara policin rrugor, Ferdinand Bahja 53 vjeç, i cili është përplasur në pjesën e betonit. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gazetari, duke iu referuar dëshmitarëve, thotë se një mjet kishte dalë nga rruga dhe policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes. Në këtë moment një makinë tjetër ka ardhur me shpejtësi duke marrë para efektivin.

Policia e Elbasanit, në një informacion zyrtar për ngjarjen tha se efektivi 53-vjeçar u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një grua 51-vjeçare, e cila u vu në pranga.

Sa i përket efektivit të aksidentuar, policia thotë se 53-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”.

“Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aks identit”, tha policia në një njoftim për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *