“E kanë hedhur në det”/ Zbardhen bisedat, të rejat mbi fatin e Ervis Martinajt


Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Së fundi, janë zbuluar edhe disa transkripte bisedash mes personazheve të botës së krimit që janë në duart e autoriteteve.

“Inside story” ka zbuluar këto biseda ku sipas tyre duket se Ervis Martinajt i ishte ngritur kurth.

Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.

“Ka festuar se i kanë nis fotot”.

“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës, kryeministrin. Pra, është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin”, u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi.

Martinaj kishte humbur të gjithë njerëzit e tij të afërt ku mbështetej, një tregues ky se së fundi ai kërkohej vetëm nga armiqtë./ CNA.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *