Burri milioner zbulon se tre djemtë nuk ishin të tijtë, ja si e mashtroi bashkëshortja për 21 vite


Një burre milioner sapo fitoi edhe 250 mijë paund, këtë radhë nga ish-gruaja e tij, pasi ajo e kishte mashtruar duke e bërë të besonte se tre djemtë kishin qenë të tijtë për 21 vjet, kur në fakt ai nuk kishte qenë pjellor.

Bashkëshortja e kishte tradhtuar për gati dy dekada duke e bërë të besonte se ishte babai i tre djemve të saj. Rixhard Mason mësoi se Kate Mason e kishte gënjyer për atësinë kur mjekët i thanë se kishte qenë jopjellor, pas një vizite që kreu dhe mësoi se ishte me fibrozë cistike. Ndaj, ai nuk mund të lindte fëmijë natyrshëm.

Dokumentet zyrtare tregojnë se zonja Mason kishte deklaruar një interes të beftë për judaizmin kur kishte rënë shtatzanë për herë të parë.

Po ashtu, nguli këmbë që të tre fëmijët të kishin emra hebre, diçka që z. Mason tani beson se është një çelës për të zbuluar identitetin e babait të vërtetë.

Zonja Mason insistoi që “sigurisht, djemtë janë të tutë, s’ka rëndësi se çfarë thotë shkenca”, kur ai i tha se nuk kishte pasur mundësi t’i bënte ata, por më vonë, ajo e rrëfeu tradhtinë kur u përball me djalin e saj më të madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *