Foto ekskluzive / Vis Martinaj përshëndet gazetarët fallxhorë nga ‘Peshqirat’ në Gjermani, zbulohen bukuroshet e tjera që kishte lidhje


Teksa disa gazetarë dhe analistë vijojnë të shtojnë mjegullën në ekrane mbi fatin e ish mbretit të kumarit, Ervis Martinaj, duke hedhur teori nga më të ndryshmet, Prapaskena sjell disa foto ekskluzive të Vis Martinajt jashtë vendit, nga Evropa deri në vendet ekzotike.

Sot po publikojmë foton e parë, ku i Vis Martinaj shfaqet në Gjermani, tek ‘Peshqirat’ në Dusseldorf, një vend të cilin e njohin mjaft mirë ministra, ish ministra, drejtorë, kryebashkiakë dhe deputetë të korruptuar dhe që rendin pas jetës së luksit, masazhit dhe shërbimeve speciale seksuale.

Nuk dihet me saktësi koha e realizimit të kësaj fotoje, por nga veshja duket kohë vjeshte.

Teksa nëpër studio televizive deklarohet me kompetencë të plotë se Vis Martinaj është eleminuar fizikisht, deri më tani nuk ka asnjë provë që të konfirmojë rrëmbimin dhe vrasjen.

Në kushtet kur nuk është provuar eliminimi, në lojë mbetet pista e inskenimit. Gjithsesi, e vërteta i takon drejtësisë.

Është e provuar se Vis Martinaj ka kaluar natën e 5 gushtit në Hotel Adriatik në Durrës, me Deta Kokomanin, e shpallur Miss Univers Albania në vitin 2022.

Dy ditë më pas është parë me një tjetër bukuroshe në Shijak, kohë gjatë të cilës besohet se Martinaj kishte shkëputur raportet me modelen Orjola Marashin si dhe me një moderatore që reklamon çdo ditë shtatzaninë në rrjetet sociale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *